
Rreth nesh
Info e pergjithshme.
ADEE (ALBANIAN DEVELOPMENT ELECTRONIC EQUIPMENT) eshte nje kompani shqiptare qe merret vecanerisht me TELEKOMUNIKACION dhe fabrikimin e pjeseve te ndryshme elektronike te nevojshme per te gjeneruar energji alternative..
ADEE vjen në treg duke mbledhur së bashku experiencën e gjatë dhe profesionalizmin e disa specialistëve të fushave të ndryshme për ofruar produkte dhe shërbime të teknologjisë së lartë në fushën e TELEKOMUNIKACIONIT, ICT dhe Sistemeve të sigurisë.
Kompania mundëson projektimin dhe implementimin e sistemeve të ndryshme për nevojat e bizneseve të të gjitha niveleve.
Tashmë, fusha e aktivitetit dhe e shërbimeve që ofron, është zgjeruar duke përfshirë të gjitha sistemet të cilat menaxhohen nga pajisjet kompjuterike. Teknologjia e re ka mundësuar që proceset e punës dhe kontrollit, tashmë të komandohen lehtësisht nga njerëzit nëpërmjet programeve perkatëse.
Qëllimi ynë është t'u japim klientëve të gjitha zgjidhjet e nevojshme dhe të plota për nevojat e tyre në fushën e teknologjisë.