studio ligjore...
Verifikoni një pasuri të paluajtshme dhe eleminoni surprizat e fshehta
Një numër i madh objektesh të paluajtshme janë shitur dhe blerë me probleme pronësie dhe pronarët e rinj nuk kanë mundur ta gëzojne plotësisht pronën e tyre.
Ju jeni në kërkim të një pasurie të paluajtshme. Përpara se të paraqiteni te noteri për t'a blerë atë, ne bëjmë një hetim të plotë mbi të dhe ju njoftojmë për gjendjen e saj. Duke bashkëpunuar me ne, ju do të merrni informacionin e plotë mbi pasurinë e paluajtshme: shtëpi apo apartament banimi, tokë apo sipërfaqaqe ndërtimore, lokal, ambjent - dyqan për biznes apo për tu dhënë e marrë me qera !
Ne verifikojmë për ju:
-
Historikun e pronësise;
-
Shitjet dhe blerjet ndër vite;
-
Pengesat hipotekore;
-
A ka kredi bankare të pashlyera;
-
A ka probleme gjyqësore me objekt pasurinë e paluajtshme
-
Lejet e ndërtimit;
-
Përshkrimin e dhomave e ambjenteve të tjera të banimit si dhe të sipërfaqes sëshfrytëzueshme;
-
Cdo informacion tjetër që ju garanton për të blerë një pasuri të paluajtshme;