studio ligjore...
Sherbimet Tona
FORMULARI I KËRKESËS PËR SHËRBIMIN LIGJOR
në 4 etapa
-
Plotësimi i formularit dhe dërgimi i kërkesës nga ana e juaj
Duke plotësuar formularin e mëposhtëm, ju nuk merrni angazhim për asgjë, por vetëm i paraqitni avokatit tuaj problemin që ju shqetëson. Çështja duhet të formulohet në mënyrë kronologjike, shkurt dhe me saktësi të madhe. Ne i pergjigjemi vetëm kërkesave që përmbajnë të gjitha informacionet e kërkuara, pa fjalë fyese për palën tjetër. Ne rezervojmë të drejtën që të mos i përgjigjemi kërkesave kur ato nuk janë në përputhje me etikën normale. -
Pagesa e shumës nga ana e juaj
Ju paguani tarifën avokatore sipas llojit të shërbimit ligjor që kërkoni në rubrikënKontaktoni. Kjo shumë duhet të paguhet paraprakisht në këto forma : te Banka , ose me Kartë Krediti si Master Card, Visa Card etj. -
Dërgoni njoftimin për kryerjen e pagesës në adresën astudio_avokat@gmail.com .
-
Merrni konsulencën juridike të kërkuar brënda 48 orëve. Pas pagimit të shumës, ne komunikojme me ju dhe ju dërgojmë brënda 48 orëve në adresën tuaj të e.mail, kërkesë-padinë, ankimin, këshillimin ligjor apo konsulencën juridike të kërkuar.
Kërkesa e juaj dhe gjithë korrespondenca me ne do të qëndrojnë gjithnjë konfidenciale.
Nëse jeni dakort me procedurën e mësipërme, dërgoni kërkesën tuaj duke plotësuar formularin e mëposhtëm.
